Harun Aliu, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i njohur ndryshe me emrin Komandat Kushtrimi, ka lindur më 20 maj në vitin 1971 në Hasanbeg të Shkupit. Pas largimit të tij nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, ai në vitin 2006 themeloi partinë Alternativa Kombëtare. Menjëherë pas konfliktit të viti 2001 në Maqedoni, Harun Aliu ishte arrestuar në Kosovë nga forcat ndërkombëtare, ndërsa vuajti dënim disa vite. Ka qenë pjesëmarrës direkt në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e më pas si pjesë e logjistikës për armatim dhe mjete tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Njihet si pjesë e rëndësishme e qarqeve ilegale shqiptare, që kanë punuar për çështjen e luftës në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni.
Ndërkohë, nga drejtësia e Maqedonisë, Harun Aliu më 4 shkurt të këtij viti u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën se së bashku me tre persona tjerë ka ekzekutuar pjesëtarin e "Tigrave", Zoran Markovski në lagjen e Autokomandës në Shkup. Ngjarja në fjalë kishte ndodhur në janar të vitit të kaluar. Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Harun Aliu ishte në arrati, ndërsa të njetit I ishte bastisur shtëpia nga forcat e sigurisë maqedonase. Pas vetës ka lënë Fisnikun një vjeç e gjysmë.